Shirat permbytin fushat FSHF nderpret kampionatin e futbollit
TIRANE- Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur pezullimin e te gjitha ndeshjeve te kesaj fundjave ne futbollin shqiptar. Per shkak te kohes se keqe dhe perkeqesimit te gjendjes se fushave ne shume stadiume te Shqiperise java e 14-te e Superliges si edhe te gjitha ndeshjet e tjera te kategorive me te ulta do te shtyhen per nje date tjeter qe do te vendoset ne ditet ne vijim.
Vendimi i Federates ben qe kete fundjave te mos luhet futboll ne asnje fushe te vendit madje edhe ne sektorin e te rinjve.
Si rrjedhoje e reshjeve te panderprera te diteve te fundit ne shume stadiume dhe terrene sportive gjendja eshte perkeqesuar se tepermi ben te ditur Federata ne vendimin e saj. Java e 14-te e Kategorise Superiore do te niste diten e djeshme me ndeshjen Laci-Vllaznia por edhe kjo eshte shtyre ndonese dy skuadrat ishin gati per te luajtur. Kjo nuk eshte hera e pare qe ne Shqiperi kampionati nderpritet per shkak te motit te keq.
Sezonin e shkuar nje jave e tere u shty pas permbytjeve ne Shkoder nderkohe qe shtyrje ka patur edhe per ndeshje te vecanta per shkak te perkeqesimit te terreneve ne disa stadiume te vendit.
e.n/A.Latifi/BalkanWeb