E Hënë, 2 Nëntor 2026

Çfarë ndodhi brenda sallës së gjyqit? Meta iu drejtua Altin Dumanit me fjalë fyese, kreu i SPAK qëndroi i qetë

Seanca për masat e sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta Monika Kryemadhit, Piro Xhixhos dhe Ema Cokut u shoqërua me tensione.

Në sallë ishin edhe tre prokurorët Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

Meta i është drejtuar me fjalë fyese drejtuesit të SPAK, Altin Dumani duke e quajtur “Dum Duman” dhe duke hedhur akuza të tjera që i ka thënë dhe publikisht.

Megjithatë, Dumani ka qëndruar i qetë ndaj fjalëve të Metës e po ashtu edhe dy prokurorët e tjetë Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

Seanca gjyqsore rinis në orën 13:30, pasi avokatët kërkuan kohë të njihen me dosjen hetimore. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›