E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Çfarë nuk u pa nga Kuvendi/ Paloka tenton të dhunojë deputetin e PS (VIDEO)

Sot seanca plenare u shoqërua me tensione dhe kaos, ku deputetët e opozitës, ashtu si herët e tjera hodhën tumuese dhe flakadanë në Kuvend.

Për shkak të situatës së krijuar, Kuvendi u mbyll brenda pak minutash.

Por në nisje, kryeparlamentarja Lindita Nikolla tentoi që Kuvendi të vijonte punën normalisht, duke u dhënë fjalën deputetëve të PS. Në momentin kur Petro Koçi po fliste nga vendi i tij, shihet se deputeti Edi Paloka tenton të përplaset fizikisht.

Nga ana tjetër, shihet edhe deputeti Gazment Bardhi, i cili i bërtet Koçit, duke tentuar t’i pengojë fjalën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›