E Diel, 1 Nëntor 2026

Çfarë vendimesh u morën sot në mbledhjen e qeverisë

Këtë të enjte, më 19 mars, në orën 12:00, kryeministri Edi Rama zhvilloi mbledhjen e radhës të qeverisë.

Në përfundim të kësaj mbledhjeje, disa prej ministrave dolën në një komunikim për mediat ku prezantuan vendimet e marra dhe nismat e qeverisë.

– I pari foli ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë Enea Karakaçi, i cili njoftoi se sot është miratuar rishikimi i marrëveshjes së financimit mes Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe OSHEE Group, që lidhet me ndërtimin e nënstacionit të qendrës në Tirana.

Sipas tij, projekti i ri parashikon ndërtimin e një nënstacioni modern nëntokësor pas Sheshit Skënderbej.

Po ashtu, ai tha ishte arritur një marrëveshjeje me Myftininë e KMSH-së për rindërtimin e xhamisë së Shijakut.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Karakaçi rrëzoi propozimin e PD-së për uljen e taksës së qarkullimit, në mënyrë që të zbritet çmimi i naftës.

Ai shpjegoi se një ndryshim i tillë do të rëndonte më shumë qytetarët. Ministri tha se situata po monitorohet dhe nëse do lindë nevoja “shumë shpejt” mund të ngrihet Bordi i Transparencës.

Karakaçi shpjegoi se Ngushtica e Hormuzit nuk përbën problem për furnizimin e grupeve shqiptare me naftë, pasi mbi 90% e furnizimit vjen nga rrugë të tjera detare.

LEXO EDHE: “Ngushtica e Hormuzit, jo problem për Shqipërinë”/ Karakaçi: Do vendosim nëse do ketë Bord Transparence

– Ndërkohë, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, njoftoi miratimin e zonave prioritare për 8 bashki lidhur me Paketën e Maleve. Mes të tjerash ai u ndal dhe tek Reforma Territoriale, duke u shprehur se mazhoranca ka përgjegjësi që të ofrojë zgjidhje dhe të çojë përpara reformat, duke iu referuar asaj territoriale.

-Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, nga ana tjetër njoftoi se është vendosur krijimi i Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore.

LEXO EDHE: EMRI/ Ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës emërohet zv.ministre e Brendshme

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›