Champions: FC Copenhagen merr fitoren e parë, Pafos dhe Monaco ndahen në paqe

Ndeshjet e së mërkurës në Ligën e Kampionëve nisin me një fitore për Fc Copenhagen në “Parken”.
Para tifozëve të tyre, danezët mposhtën Kairat Almaty 3-2, duke siguruar fitoren e tyre të parë në fazën aktuale të ligës.
Monaco barazoi 2-2 në transfertë kundër Pafos, në ndeshjen tjetër të orës 18:45. Rezultati në Limasol i mban ekipet franceze dhe qipriote të barabarta në renditje, në kuotën e 6 pikëve pas 5 ndeshjeve të luajtura në fazën e ligës të Champions League.