E Diel, 1 Nëntor 2026

Ylli në Lojërat Olimpike të Kinës, projekte konkrete për zgjerimin e bashkëpunimit sportiv

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli, mori pjesë në Lojërat Olimpike të Kinës, me ftesë të presidentit të Komitetit Olimpik të Kinës dhe ministrit të Sportit, Gao Zhidan.

Gjatë vizitës, zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit periodik mes dy komiteteve olimpike, Ylli u prit në një drekë pune nga presidenti Gao, ku u diskutuan projekte konkrete për zgjerimin e bashkëpunimit sportiv mes Shqipërisë dhe Kinës.

Në vijim të Memorandumit të Bashkëpunimit të firmosur më herët, Ylli zhvilloi edhe një sërë takimesh me drejtues të federatave të ndryshme sportive kineze, me fokus shkëmbimet teknike dhe programet e zhvillimit sportiv.

Gjatë qëndrimit në Kinë, presidenti i KOKSH, Ylli pati gjithashtu një drekë pune me presidenten e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Kirsty Coventry.

Bisedimet u përqendruan në çështje kyçe të olimpizmit dhe perspektivën e zhvillimeve në lëvizjen olimpike. Ylli e ftoi presidenten Coventry të vizitojë Shqipërinë në një vizitë zyrtare.

View this post on Instagram

A post shared by Olympicalbania (@olympicalbania)

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›