E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions: Fitojnë Milan dhe Napoli, Mesi “show”

Edhe nata e dytë e Champions League ka dhuruar spektakël, edhe pse nuk janë shënuar shumë gola. Surpriza e vetme ka qenë humbja në shtëpi e Çelsit, ku të besuarit e Mourinjos janë mundur 1-2 nga Bazeli. Në këtë grup ka fituar Shalke 3-0 përballë rumunëve të Steuasë. Në grupin H, ku bëjnë pjesë ekipet më të forta, Barcelona ka fituar 4-0 përballë Ajaksit. Mesi ka shënuar 3 gola, duke barazuar kështu Ronaldon sa u përket golashënuesve. Milani ka vuajtur përballë Sëlltikut, por në fund ka shënuar dy herë dhe ka marrë tri pikët e para. Ndërsa Arsenal në grupin F së bashku me Napolin kanë fituar 2-1, përkatësisht përballë Marsejës dhe Dortmundit. Italianët kanë zbritur me këmbë në tokë nënkampionët e Europës. Sa i përket grupit G, Atletiko e Madridit ka vijuar fitoret ashtu si në kampionat, duke mposhtur rusët e Zenitit me rezultatin 3-1. Ndërsa Portos i ka mjaftuar vetëm një gol në Vjenë përballë Austrisë, edhe pse mund të kishte shënuar shumë gola me rastet e krijuara. Champions League do të rikthehet pas dy javëve, me sfida sërish interesante, edhe pse thuajse të gjithë favoritët kanë fituar ndeshjet e para.
(Eduard.Ilnica/balkanweb)

GRUPI A
Man.Junajtid – Leverkusen            4-2
Sociedad – Shakhtjor D.               0-2

GRUPI B
Kopenhagen – Juventus               1-1
Gallatasaraj – R.Madrid                1-6

GRUPI C
Olimpiakos - Paris SG                  1-4
Benfika – Anderleht                       2-0

GRUPI D
Bajern Mynih – CSKA                   3-0
Pëlzen – Man.Siti                          0-3

GRUPI E
Çelsi - Bazel                                  1-2
Shalke - Steaua B.                         3-0
    
GRUPI F
Marsejë -Arsenal                            1-2
Napoli - Dortmund                          2-1 

GRUPI G
Atl.Madrid - Zenit                            3-1
Austria Vjenë - Porto                      0-1

GRUPI H
Milan – Sëlltik                                2-0 
Barcelona - Ajaks                         4-0

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›