E Diel, 1 Nëntor 2026

YouTube do të lejojë përdoruesit të shikojnë video pa lidhje interneti

YouTube është duke shtuar një tipar të ri në aplikacionin e saj për celularë në nëntor, që do të lejojë përdoruesit të shikojnë video me kohë të shkurtër në telefonat e tyre, edhe kur ata nuk janë në gjendje që të lidhen me internetin.

Kohëzgjatja e videove nuk është ende e qartë, por YouTube thotë se ato mund të jenë aq të gjata sa udhëtimi juaj për në vendin e punës, duke thënë: “Aftësia për të parë videot në kanalit tuaj në YouTube, nuk duhet të ndërpritet nga diçka e zakonshme si udhëtimi në mëngjes. “

YouTube njoftoi për këtë si pjesë e përditësimeve të vazhdueshme për aplikacionin e saj dhe se si kjo do të jetë e mundshme do të zbulohet në nëntor. Zbulimi i funksion në blogun e Krijuesit, mund të thotë se pronarët e përmbajtjeve duhet të specifikojë se çfarë videosh do të vënë në dispozicion.
(a.k/krokodili/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›