Champions League: City ‘shpartallon’ Real Madrid, Interi e pret në finalen e 10 qershorit
Manchester City shkon në finale të Champions League për herë të dytë në historinë e klubit britanik.
“Qytetarët” kanë shkatërruar Realin e Madridit 4-0 në ndeshjen e kthimit në “Etihad”, me rezultat të pëgjithshëm 5-1.
Golat u shënuan nga portugezi Bernardo Silva në minutat 23’ dhe 27’, mbrojtësi i Realit, Militao me një autogol në minutën 76’ dhe goli i katërt u shënua nga kampioni i botës me Argjentinën, Julian Alvarez në minutën e 91’.
Finalja mes Interit dhe Manchester City-t do të luhet në stadiumin “Olimpic” të Ataturk në Stamboll më datë 10 qershor.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
