Champions League Dortmundi favorit per finalen

Nuk është vetëm Robert Levandovski heroi i këtij Dortmundi.
Skuadra kampione e dy sezoneve të shkuar në Bundesligë ka shumë lojtarë që dinë të shënojnë dhe kjo e bën edhe më të rrezikshme për Realin e Madridit në përballjen e sotme.
Edhe një mbrojtës si Mat Humels di ta dërgojë topin në rrjetë.
Nuk ka dyshim që këtë mund ta bëjë, madje në mënyrë elegante, një talent si Mario Gëce.
Trajneri Jurgen Klop e sulmon kundërshtarin në të gjitha drejtimet. Rrezik mund të jetë Jakub Blashçikovski, ndonëse jo një sulmues tipit.
Padyshim, më të lehtë e ka Marko Rojs, i vetmi i blerë shtrenjtë, për 17.1 milionë euro.
E kur shënon edhe mbrojtësi tjetër, Felipe Santana, ndërsa nqë ndeshjet e grupit e ka bërë edhe Marsel Shmelcer, atëherë gjithçka është e qartë.
Murinjo e kupton mirë sesa të vështirë do ta ketë. Do të duhet shumë mbajtje topi për të mos u vënë nën bombardim.
Ndoshta magjia e “Santiago Bernabeut” mund të bëjë të vetën që Dortmundi të mos jetë kaq fatal sa ka qenë deri tani.
Sa për trajnerin Klop, ky ka synim jo vetëm finalen, por edhe triumfin në Champions pa asnjë humbje, diçka që vetëm Marseja dhe Barcelona e kanë bërë 20 vitet e fundit.