Champions League Reali pret Dortmundin ne Madrid ne 2045
Reali i Madridit duhet të rikuperojë 3 gola ndaj Dortmundit sonte në “Bernabeu” dhe Zhoze Murinjo po mendon strategjinë fituese.
Gjermanët fituan 4-1 gjysmëfinalen e parë në fushën e tyre dhe për trajnerin ambicioz portugez kjo e sotmja, në orën 20:45, mund të jetë e fundit ndeshje europiane në stolin e Madridit.
Një fitues do të donte që kjo të ndryshonte.
Pritet të ketë ndryshime në formacion dhe në skema, të ketë lojtarë që të luajnë në pozicione jo të zakonshme. Sami Kedira mund të jetë njëri prej tyre, ndoshta i hedhur në sulm.
Gjithsesi, nuk duhet pësuar gol siç ndodhi në fushën e Atletikos së Madridit, pasi kjo do të thoshte eleminim thuajse i sigurt.
Duhen shënuar 3 pa pësuar asnjë dhe ai që është shpresa e madhe, Kristiano Ronaldo, më në fund e ka lejen për të luajtur.
Murinjo thotë se është në formë shumë të mirë.
Reali e ka bërë 3 herë në të kaluarën një përmbysje si kjo që kërkon. E sigurt është që do ta kërkojë deri në fund dhe Dortmundi, pavarësisht sigurisë së fitores 4-1, e di mirë se nuk ka asgjë të garantuar. Do të duhet të luftojë deri në sekondën e fundit.