E Diel, 1 Nëntor 2026

Champions League Reali synon fitore te paster ndaj Gallatasarajit

Zhoze Murinjo do të ketë një vizitë të rëndësishme.
Në “Bernabeu”, në 20:45, vjen Gallatasaraj i perandorit Fatih Terim dhe trajneri i Realit nuk dëshiron të zihet në befasi.
Luhet për çerekfinalen e Championsit, një duel ku madrilenët janë favoritë absolutë.
Skuadra spanjolle rikuperon mbrojtësin Varan si edhe Koentraon, ndërsa shpresa së pari do të jetë te Kristiano Ronaldo. Portugezi vazhdon të shënojë, duke kompensuar mungesën e golave të sulmuesve.
Murinjo ka zgjedhur Benzemanë përpara Higuainit dhe pret kthesë prej tyre.
Gallatasaraj e di rolin e tij dhe Terim thotë se do të luajnë ndaj njërës prej skuadrave më të forta të botës. Por, i mbiquajturi “perandori” ka ndërmend të luajë me dy sulmues në Madrid, Drogba e Burak Jilmaz.
Po ashtu Uesli Snajder dhe Hamit Altintop. Turqit e kanë thyer një herë Realin në finalen e Superkupës së Europës, ndonëse janë eleminuar 12 vjet më parë po në Champions.
Fitorja e Realit kuotohet 1.13, ajo e Gallatës, 15.00.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›