E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu SHBA permend autonomine per Veriun

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur nevojën që Kosova të ofrojë një autonomi për veriun. Por kanë rikonfirmuar qëndrimin se integriteti territorial nuk cenohet.

“Ne e njohim integritetin e Kosovës, përfshirë edhe veriun. Por, tani i takon Kosovës se si te vendose nje lloj autonomie që disa serbë etnikë janë duke e kërkuar në veri”, ka thënë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland . “Ne duam të shohim një zgjidhje paqësore për të gjitha çështjet”.

Nuland, gjatë një adresimi për media në Ëashington, ka thënë se roli i Serbisë duhet të jetë i tillë që t’ua bëjë me dije qytetarëve të Serbisë dhe serbëve në Kosovë se është koha që kjo çështje të zgjidhet. Strukturat paralele dhe çështjet e tjera të normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas saj, janë tema në të cilat po punon përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›