E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions League sonte ndeshje te dyta

Rifillon sot aventura europiane e Champions League per skuadrat me te medha europiane. Reali i Madridit do te prese sot ne Santiago Bernabeu Okserin.

Pavaresisht se ne leter duke nje ndeshje e lehte per galaktiket Mourinjon e shqeteson reparti i sulmit i cili ne keto ndeshje te fundit ka treguar pasaktesi. Nje vit me pare ka qene nje skuader franceze ajo qe eliminoi Realin nga Champions League. Ne ate kohe nen drejtimin e Pelegrinit Reali u mund 1-0 ne transferte me Lionin dhe barazoi 1-1 ne fushen e tij duke u skualifikuar nderkohe qe Mourinjo fitoi kete trofe ne edicionin e shkuar nen drejtimin e Interit.

Pavaresisht te gjithave Mourinjo ka deklaruar se kjo nuk do te jete nje ndeshje e lehte pavaresisht se i duhet te grumbullojesa me shume pike duke pare nivelin e veshtiresise se grupit. Gjate konferences per shtyp Special One ka pasur dhe nje konflikt me gazetaret te cilet e kane pyetur per mosgrumbullimin e Pedro Leon pyetje qe e detyroi portugezin te largohej i nevrikosur.

Nje tjeter ndeshje e rendesishme e mbremjes se sotme eshte ajo mes Ajaksit dhe Milanit. Trajneri Italian Alegri paraqitet me nje Milan te ndryshuar ne prag te kesaj sfide duke lene pushim Ronaldinjon dhe Boateng gjithsesi eshte shprehur se Ajaksi eshye nje skuader me te rinj dhe shume e shpejte por edhe pse me nje histori te madhe nuk eshte me Ajaksi i viteve 70-te.

Nderkohe Celsi pa tre nga lojtaret e formacionit Drogba Lampard dhe Kalu do te perballet sot ne france me Marsejen. Anceloti i ka humbur dy perballjet e fundit me skuadrat francezemegjithate ne kete fillim sezoni m e Celsin eshte duke bere nje paraqitje perfekte.

Sipas tij humbja e fundjaves se fundit me Citin e para per te ne kampionat nuk do te ndikoje shume ne gjendjen e skuadres e vetmja gje qe e shqeteson trajneri italian te Celsit eshte zevendesimi i mungesave kryesore per kete takim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›