E Diel, 1 Nëntor 2026

Champions League sot luhen ndeshjet e dyta ne grup

Liga e Kampioneve rikthehet sonte me ndeshjet e dyta ne grupet E F G dhe H. Ne fushe Roma Bajerni Celsi Milani Reali dhe Arsenali.
Ne grupin E Roma do kerkoje fitoren e pare perballe rumuneve te Kluzhit ne shtepi. Italianet vijne ne kete sfide pas humbjes 2-0 ne sfiden e pare me Bajernin por me moralin e fitores 1-0 ndaj Interit ne kampionat. Sfida tjeter e ketij grupi eshte ajo qe do te luhet ne Zvicer mes Bazelit dhe Bajernit te Mynihut.

Kryesfida e grupit F eshte ajo mes Celsit dhe Olimpikut te Marsejes nderkohe qe ne Moske Spartaku do te prese kampionet e Sllovakise Zilinen. Kjo ndeshje do te luhet ne oren 1830.

Grupi i hekurt rezervon perballjet Ajaks-Milan dhe Okser-Real Madrid nderkohe qe ne grupin H Arsenali udheton drejt Beogradit per tu perballur me kampionet e Serbise Partizanin. Takimi tjeter i ketij grupi eshte ai mes Brages dhe Shaktjor Donjetskut qe do te luhet ne Portugali.

Liga e Kampioneve ndeshjet e sotme

Grupi E
Roma - Kluzh
Bazel - Bajern Mynih

Grupi F
Spartak i Moskes - Zilina ora 1830
Celsi - Marseje

Grupi G
Ajaks - Milan
Okser - Real Madrid

Grupi H
Braga - Shakhtar Donjetsk
Partizan i Beogradit - Arsenal

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›