E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ranieri Kluzh nuk do te na befasoje

Roma

Ishte 16 shtatori i vitit 2008 Kluzh debutonte ne Champions League dhe askush nuk e mendonte se rumunet mund te arrinin te fitonin 2-1 ne Olimpiko perballe Romes. Ajo ndeshje u sherben si paralajmerim verdhekuqve per sfiden e sotme ne Grupin E. Skuadra e Klaudio Ranierit nuk mund ti lejoje vetes nje tjeter hap fals edhe pas zhgenjimit ne ndeshjen e pare me Bajernin e Mynihut. Nese Kluzh do te na befasoje serish atehere do te jemi budallenj deklaroi trajneri i Romes. Na pret nje ndeshje e veshtire por kete here nuk do te kete surpriza. Ata jane nje skuader kompakte dhe shfaqen mjaft te rrezikshem ne goditjet standarde. Megjithate ashtu si zakonisht ne do te hyjme ne fushen e lojes vetem per te fituar. Ranieri theksoi se sfida me Kluzh nuk eshte 100 per qind decizive gjithsesi ajo mbetet mjaft e rendesishme dhe delikate. Duhet te luftojme per te marre tri piket me shume pjekuri perkushtim dhe qetesi. Duhet te jemi te shpejte dhe te sakte per te perfituar nga cdo gabim i kundershtareve. Fitorja me Interin ka rritur besimin brenda skuadres.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›