E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions League sot shorti

Faza e dytë e Champions League do të “marrë jetë” ditën e premte, kur në orën 13:00 të hidhet në Zvicër shorti që do të vendosë përballë njëra-tjetrës 16 skuadrat e mbijetuara nga faza e grupeve.

Për t’u shmangur dyshja spanjolle, Barcelona e Real Madrid, ndërsa Milani është pa dyshim skuadra më e fortë e vendosur në vazon e dytë. Anglia, e cila në vitet e fundit ka dominuar në numër skuadrash shortin, ka arritur të kualifikojë deri në këtë fazë vetëm Chelsea e Arsenal, pas eliminimit shokues të dy skuadrave të Mançesterit.

Rregullorja për shorti parashikon që skuadrat e përfunduara në vendin e parë në grup, të luajnë ndaj vendeve të dyta. Megjithatë, në këtë fazë, nuk mund të ndeshen skuadrat që kanë luajtur në të njëjtin grup dhe as ato që i përkasin të njëjtit shtet.

Skuadrat janë ndarë në dy vazo, të cilat janë:

Vazo e parë
Bayern Munchen, Benfica, Inter, Real Madrid, Chelsea, Arsenal, Apoel Nicosia, Barcelona

Vazo e dytë
Napoli, CSKA Moskva, Bazel, Olympique Lyonnais, Bayer Leverkusen, Olympique Marseille, Milan, Zenith St.Peterburg

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›