E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamionët me ndihma ruse hyjnë në veri të Kosovës

ZVECAN - Autokolona prej 27 kamionësh me ndihma ruse për banorët serbë të veriut të Kosovës ka kaluar sot në mëngjes vendkalimin kufitar në Jarinjës.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare, sipas të cilave karvani i kamionëve rusë është shoqëruar nga tre automjete të EULEX-it në drejtim të Zvecanit, ku ndodhet depoja e Kryqit të Kuq të Serbisë.

Mediat njoftojnë se gjatë natës së kaluar, zyrtarë të EULEX-it kanë kontrolluar dokumentacionin e karvanit rus dhe sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, sot është lejuar hyrja e tij.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›