E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions femra shpartallohet Ada Velipoje

Futbolli i femrave në Shqipëri është ende larg niveleve europiane, ndërsa kampionia e vendit, Ada e Velipojës, mbylli sot aventurën e saj në Champions League duke u shpartalluar 13-0 nga sllovenet e Pomurjes.

Në bazë të formatit të Champions League femëror, raundi kualifikues zhvillohet në grupe me sistem grumbullimi. Përpara rivaleve sllovene, Ada ishte mundur edhe 7-0 me polaket e Unia Raciborzit dhe 3-1 nga Babruichanka bjelloruse. Me 1 gol të shënuar dhe 23 të pësuar, Ada mbylli e fundit dhe pa pikë fazën e grupeve, ashtu siç kishte ndodhur edhe një vit më parë. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›