Kosove privatizimi i PTK drejt deshtimit

Procesi i privatizimit të 75 përqind të aksioneve të Telekomit të Kosovës rrezikon dështimin.
Qeveria e Kosovës, bashkë me kompaninë fituese “Axos Capital Partners” kishin paracaktuar datën 13 gusht për nënshkrimin e kontratës së shitjes. Por, të martën, zyrtarët qeveritarë, përkatësisht Ministria e Zhvillimit Ekonomik nuk është deklaruar për këtë çështje. I kontaktuar nëpërmjet telefonit, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, ka premtuar se në orët e pasdites do të lëshohet një njoftim për shtyp pa dhënë shumë detaje për procesin. Burime të afërta me këtë proces kanë bërë të ditur se kompania fituese ka kërkuar zbritjen e çmimit të blerjes me 90 milionë euro. Sipas burimeve, grupi ndërministror për privatizimin e PTK-së është mbledhur të hënën, por as rezultatet e këtij takimi nuk janë publikuar. Një afat tjetër për nënshkrimin e kontratës së shitjes së PTK-së ka qenë gjatë muajit korrik. Kompania “Axos Capital Partners” u shpall fituese e tenderit për privatizimin e PTK-së pasi dorëzoi ofertën më të lartë financiare duke ofruar çmimin prej 277 milionë euro, me kushtin që PTK-ja t’i ketë 35 milionë euro në xhirollogarinë e saj. Kjo nënkuptonte se oferta financiare e Axosit ishte 244 milione euro. Privatizimi i PTK-se është kundërshtuar nga opozita, shoqëria civile dhe sindikata. Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës kishte kujtuar se PTK-ja është privatizuar pa vendim të kuvendit. / Top Channel