Champions paqe ne San Paolo fiton Interi

Ka përfunduar në barazim 1-1 një nga ndeshjet më të rëndësishme të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, ajo mes Napolit dhe Bajernit të Mynihut.
Në San Paolo skuadra e Maxarrit ka arritur të marrë një pikë edhe pse e ka parë veten në disavantazh që në minutën e dytë, ku Toni Kros kalon përpara skuadrën e tij duke shënuar pas asistit të Zherom Boateng.
Brenda pjesës së parë kanë reaguar napolitanët të cilët me presionin e ushtruar arritën të gjejnë golin e barazimit. Badshtyber i thyen rekordin portierit të tij Nojer, duke shënuar një autogol që barazon shifrat. Për portierin bavarez ndërpritet rekordi i mos pësimit të një goli pas 1147 minutash.
Pas tre ndeshjesh Bajerni vazhdon të kryesojë grupin me 7 pikë ndërkohë që Napoli mbetet në vendin e dytë në kuotën e 5 pikëve.
Reali i Madridit ka shkatërruar 4-0 Lionin në Santiago Bernabeu. Benzema zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të, për t’i lënë më pas radhën golit të Ksabi Alonson, Ghediras,autogolit të portierit të përfaqësueses franceze Hugo Loris, ndërkohë që mbyll goleadën Serxhio Ramos.
Pas tre ndeshjesh Reali mbetet në krye të grupit me 9 pikë, ndërsa Lioni ndan vendin e dytë me Ajaksin i cili fitoi 2-0 me Dinamon e Zagrebit.
Edhe Interi ka arritur të marrë tre pikë më shumë për moral me francezët e Lilës. Pacini pas një kombinimi perfekt me Shnajderin zhbllokon shifrat duke dhënë përshtypjen e një ndeshje të thjeshtë pë zikaltrit, por pjesa e dytë ka folur më shumë për francezët që gjithsesi nuk gjetën dot golin e barazimit.
Edhe Mancester Junajtid ka arritur të fitojë ndeshjen e tretë të fazës së grupeve pasi ka mundur 2-0 Otelul Galatin, falë dy 11-metërshave të Uejn Runit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Champions, Doumbia i jep fitoren CSKA-së
CSKA e Moskës, e udhëhequr nga Seydou Doumbia dhe Vagner Love, ka fituar 3-0 ndeshjen e grupit G të Ligës së Kampioneve ndaj turqve të Trabzonsporit. FIFA i hap dyert hetimit të rryshfeteve
Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, është duke përgatitur një kthesë të papritur të politikës së institucionit që ai përfaqëson, duke kërkuar që të publikohen në gjyq dokumente që mund të tregojnë se zyrtarë të lartë të FIFA-s kanë pranuar rryshfete. Kombëtarja U-17 kualifikohet në Elite Round
Kombëtarja shqiptare U-17 është kualifikuar për në Elite Round falë barazimit 1-1 me Estoninë, ndeshja e fundit në grup. Allegri: Milan ka marrë veten
Objektivi i Milanit është të dalë i pari në grupin e tij të Ligës së Kampioneve, ku bën pjesë edhe Barcelona. Juventus, sezoni i fundit për Del Pieron
Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka lajmëruar se ky sezon do të jetë i fundit i Alessandro Del Pieros me fanellën e Juventusit.
Lajmet kryesore
Nënë Tereza, 8 vjet nga Lumturimi
19 tetori, festë kombëtare
Itali, edhe Meta në përgjime
Meta-Prifti, nis ekspertiza
Bulqizë, një i vdekur, 8 të plagosur
Tiranë, vrasje për një gërvishtje makine