TOB/ Koncert homazh per Marie Krajen
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit shfaqi mbrëmjen e sotme koncertin homazh “Në flatrat e këngës”, për sopranon lirike, Marie Kraja me rastin e 100 vjetorit të saj të lindjes.
Në fillim të koncertit u shfaq një dokumentar mbi jetën e Artistes së Popullit, një prodhim i TVSH-së, ku vetë Kraja rrëfente jetën e saj në një intervistë të vitit 1979. Më pas mbrëmja u çelë nga sopranoja Mariana Leka me interpetimin e pjesës “Idomeneo”.
Koncerti ishte konceptuar në disa pjesë muzikore të lidhura me jetën e saj, “Mbresa nga vitet e fëmijërisë” ku u interpretua pjesë nga “Flauti Magjik” i Mozart, “Nga hapja e perdes së parë të Operas” ku u interpretuan pjesët “Rusalka”, “Ivan Susanin”, “Nusja e shitur”, etj, “Interpetuesja e parë në operan kombëtare”, “Në flatrat e muzikës”, “Diviza e jetës sime”, “Mes yjeve të plejadës së parë lirike”. Mbrëmja përfundoi me një përshëndetje nga nxënëset e Marie Krajës, ku interpetoi edhe Edith Mihali.
Marie Kraja është cilësuar si një nga figurat më në zë të artit shqiptar, e cila punoi energjikisht për zhvillimin dhe përpunimin interpretativ shijehollë të këngës popullore qytetare duke e stilizuar e ngritur atë në nivelin e muzikës së kultivuar. Këngën popullore ajo e këndoi me përkushtim dhe dashuri duke respektuar individualitetin karakteristik të natyrës së muzikës shqiptare.
Ajo vetë është shprehur: “Vetë brendia e këngës, tingujt e rrokjet ma tregonin rrugën që unë duhej të zgjidhja. Gjithnjë jam futur në boten e këngës popullore. Sa herë që kam kënduar dhe zbukurimet e përdorura prej meje, më kanë dalë aq spontane që as e kam menduar”.