E Diel, 1 Nëntor 2026

Champions: "Barça favorit, Reali për t’u parë”

Megjithëse mungonin tre trajnerë të rëndësishëm si Guardiola, Mourinjo e Ançeloti, tema kryesore ishte si gjithmonë Liga e Kampioneve, ku Platini, Ferguson, Venger, Ferrara e Leonardo, Blank e Pelegrini, Ten Kejt etj. diskutuan mbi edicionin e kaluar të Ligës së Kampioneve dhe për modifikimet dhe rregullat e reja nga ana e “organizatorëve”.

PLATINI ftoi Kolinën për t’u folur trajnerëve rreth të rejave të fundit si më shumë liri në zonën e rreptësisë, kartonat, për t’i dhënë përgjigje eksperimentit me dy arbitra në zonë të rreptësisë që do të shikohen për herë të parë në Europa League.

BARÇA FAVORIT — Por në takim s’ka si të mos shprehen edhe për edicionin e Ligës së Kampioneve, ku për shumë Barça mbete favoriti numër 1 dhe Ksavi protagonist i sigurt, madje më shumë se Mesi: "Leo të argëton, por nëse do të zgjidhja në lojtar, ai është Ksavi" thotë trajneri i galaktikëve, Pelegrini. “Ndërsa Reali mbete për t’u parë nëse do të arrijë që yjet të formojnë një grup solid” thotë Abel Resino, i Atletikos. Ndër të rinjtë e ardhshëm ka kush mendon për Bojan (Ten Kejt), Jovetiç (Pelegrini), Gurkuf e Baloteli (Blank).

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›