Brazili i premton mbështetje Serbisë në GJND
Këtë fakt e bëri të ditur ambasadori i shtetit amerikanojugor në Beograd, Dante Koelo da Lima. Debati gojor në GJNK fillon më 1 dhjetor, kurse vendet e interesuara kanë afat deri më 15 shtator të paraqesin vendimin për pjesëmarrje, ka theksuar diplomati brazilian.
Sipas deklaratave të Da Limës në mediat serbe, Brazili paraprakisht ka dërguar mendimin me shkrim para Gjyqit Ndërkombëtar të Drejtësisë në të cilin ka paraqitur qëndrimin se zgjidhjen e statusit të Kosovës duhet kërkuar ekskluzivisht në kuadër të instrumenteve që ka OKB-ja, duke respektuar të drejtën ndërkombëtare. /Telegrafi/start/