E Shtunë, 31 Tetor 2026

Charlie Sheen bënte seks dhe dërgonte mesazhe në Twitter

Share

Javën e shkuar Charlie Sheen, 46 vjeç, vendosi të fshijë llogarinë e tij në Twitter, duke zhgënjyer rreth 8 milion ndjekës të tij.

Por dikur duket se ka qenë shumë i fiksuar pas rrjetit social, sa nuk hiqte dorë prej tij edhe kur ishte duke bërë seks.

Këtë e bën të ditur ish- e dashura e aktorit, pornostarja Bree Olson.

Ajo tha për New York Post se aktori shkruante në Twitter, ndërsa bënte seks me të. Olson thotë se kjo gjë i dukej gallatë.

Aktori ka nisur një serial të ri, të quajtur Anger Management (menaxhimi i zemëratës). Ai ka bërë të ditur se një milion dollarë nga fitimet prej këtij show do të shkojnë për trupat amerikane. Është një nder për mua që të shpenzoj diçka për burrat e gratë e ushtrisë, tha ai.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›