Pse e bëjnë këtë gjë arabët me makinat e tyre? (FOTO)
Në internet po qarkullojnë shumë dilema se përse të rinjtë nga Arabia Saudite bëjnë një gjë të tillë me makinat e tyre. Ata i mbushin me gurë e tulla, sikur po i murosin.
Ndoshta ngaqë gomat mund të shkrijnë për shkak të të nxehtit?
Në faqen autoblog.com. një lexues shpjegon se ky është një lloj hobi. Nuk e bëjmë për të ruajtur makinat nga i nxehti. Është një lloj arti, që ne e quajmë Al- Tahjeer, që do të thotë murosja. Ka edhe turistë që na bashkohen. Kemi tre vite që e bëjmë këtë, thotë Yazeed Ahmad.
Një argëtim pa shumë dëm, i nisur që në vitin 2009. Dhe atëherë prestigjiozja New York Times shkruante se shumë të rinj arabë janë të papunë dhe të mbushur me mërzi. Për këtë arsye argëtimin e gjejnë tek makina dhe përdorimi i timonit. Vendi njihet për drifting dhe për garat spektakolare në rërë.




