E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chavez Do qellojme avionet e droges


Presidenti venezuelian Hugo Chavez ka ngritur në Asamblenë Kombëtare diskutimin për një ligj për kontrollin dhe mbrojtjen integrale të hapësirës ajrore të vendit.

Sipas mediave ndërkombëtare, ligji në fjalë parashikon goditjen me raketa të avionëve që transportojnë lëndë narkotike.

“Nuk më pëlqen shumë, por mendoj se duhet ta bëjmë”, ka deklaruar Chavez përmes një telefonate, pasi fizikisht nuk ishte i pranishëm në asamble.

Presidenti ka sqaruar se avionë ushtarakë venezuelianë përpiqen të bindin avionë që transportojnë drogë të ulen në tokë, por këta të fundit i injorojnë urdhërat.

Venezuela, nga raportet e institucioneve ndërkombëtare, konsiderohet si nja nga vendet prej nga nisen anijet dhe avionët me ngarkesa kokaine për në Afrikë dhe Evropë.

Chavez duket se e ka marrë tërësisht veten nga operacionet kirurgjike që iu nënshtrua në Kubë kundër kancerit, të cilin ai thotë se e ka mposhtur përfundimisht.

Pak ditë më parë, ai rilancoi koalicionin politik të krahut të majtë, që do ta ndihmojë të rizgjidhet president i Venezuelës pas një viti.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Arvizu: 21 janari? Pres drejtësi
“Meta-Prifti, ekspertët amerikanë shumë të njohur”
Topi kthen ligjin e mbetjeve
Amnistia, nuk zgjatet afati
Partitë, si në vitin 1914
Gjykata e Lartë lë në burg Ilir Kumbaron

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›