Libi rikthehet lufta ne Tripoli

Një betejë disa orëshe në kryeqytetin libian të Tripolit, midis mbështetësve të diktatorit Gaddafi dhe forcave të qeverisë provizore përfundoi gjatë mbrëmjes, raportuan mediat ndërkombëtare.
Kjo ishte përballja e parë serioze në kryeqytet, që prej rënies së Tripolit në duart e forcave qeveritare, më parë gjatë gushtit. Përballja nisi pas një demonstrimi të nostalgjikëve të diktatorit.
Një burim spitalor lajmëroi se ka patur të paktën nëntë të plagosur në gjendje të rëndë. Edhe pse shkëmbimi i zjarrit ka përfunduar, mësohet se autoritet po vazhdojnë një aksion në lagjen Abu Salim, ku nisën edhe ballafaqimet.
Gaddafi është në shkretëtirën në jug të vendit, i kontrolluar me satelit dhe kapja e tij është vetëm cështje kohe
Abdun Hafiz Ghoga
Numri dy i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit
Gjatë demonstratave, u pa të ngrihej në disa zona të dukshme edhe flamuri jeshil i kohës së Gaddafit. Kjo përballje ishte tërësisht e paparashikuar për forcat qeveritare, të cilat kanë përqendruar të gjithë potencialin e saj në marrjen e qytetit të fundit ende në duart e besnikëve, Sirtes.
Pas hapjes së depove të armëve të ushtrisë, në Tripoli të gjithë njerëzit janë të armatosur dhe kjo përbën një problem serioz për vënien e rendit në kryeqytetin libian.
Libi, KKT: E dimë ku ndodhet Gaddafi
Numri dy i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit në Libi, Abdun Hafiz Ghoga ka deklaruar se rebelët janë në dijeni të vendndodhjes së kolonelit Muammar Gaddafi.
“Gaddafi është në shkretëtirën në jug të vendit, i kontrolluar me satelit dhe kapja e tij është vetëm cështje kohe”, ka deklaruar Ghoga.
Duke folur për rrjetin informativ Al Jazira, nënkryetari i KKT-së ka saktësuar se lideri i rrëzuar nuk ndodhet në një vend të caktuar, por lëviz vazhdimisht i shoqëruar nga një autokolonë e vogël besnikësh dhe truprojash.
Deri më sot vendndodhja e kolonelit kishte mbetur mister. Fillimisht ai mendohej se ishte në vendlindjen e tij Sirte, ndërkohë që më vonë dyshohej se ai kishte lënë vendin për t’u strehuar në Siri.
Ky dyshim lindi pas një mesazhi audio të dhënë nga vetë ai për një televizion sirian.
Ndërkohë, luftimet në Sirte vazhdojnë, me rebelët që fitojnë gjithnjë e më shumë epërsi ndaj besnikëve të mbetur të Gaddafi-t.
Edhe pse zgjatën misionin, aleatët perëndimorë janë të bindur se tashmë fitorja e rebelëve është një fakt i kryer.
I vetmi shqetësim i tyre, sidomos i Shteteve të Bashkuara, është zhdukja e 20 mijë raketave anti-ajrore nga arsenali i armëve të kolonelit.
Libia
Libi, vazhdojnë luftimet e ashpra në Sirte
Libia, Spanja tërheq avionët luftarakë
Libi, forcat e Gaddafit gjenden të rrethuara
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Arvizu: 21 janari? Pres drejtësi
“Meta-Prifti, ekspertët amerikanë shumë të njohur”
Topi kthen ligjin e mbetjeve
Amnistia, nuk zgjatet afati
Partitë, si në vitin 1914
Gjykata e Lartë lë në burg Ilir Kumbaron