E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chavez: SHBA te heqin dore nga dominimi i botes

Presidenti venezuelian Hugo Chavez i ka bere nje apel Barack Obama, te cilit i ka kerkuar qe SHBA te heqin dore nga politika e dominimit te botes.

“Dua t’i dergoj nje mesazh presidentit te sapozgjedhur Barack Obama, qe te heqe dore nga imperializmi, nga perpjekjet e SHBA per te dominuar boten dhe nga vendimet per te bombarduar kombe e rrezuar presidente”, ka pohuar Chavez.

Presidenti venezuelian, i cili ne shtator perjashtoi nga vendi ambasadorin amerikan, ka shprehur besimin se Obama do te jete ne gjendje te marre nje pozicion qe do te respektohet nga vendet e tjera te botes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›