Michelle Obama, zonja e mbuluar nga misteret

Perpara marrjes zyrtare te pushtetit, per Barack Obama eshte thene thuajse gjithcka. Por ajo qe njerezit nuk njohin mire shte zonja e pare e ardhshme e Amerikes, Michelle Obama.
Ajo njihet per bekgraundin e pasur akademik, por njekohesisht edhe si nje grua, e cila jo pak here i ka sjelle kokecarje bashkeshortit me sjelljen e saj politike gjate fushates.
“I detyrohem shume dashurise se jetes sime, zonjen e pare te ketij vendi, Michelle Obama”, u shpreh ai kur fitoi zgjedhjet per presidentin e SHBA. Zonja e pare ka marre shume kritika, por gjithcka do te shihet kur ajo te hyje ne Shtepine e Bardhe.
Ajo duhet te formuloje kauzen per te cilen beson, ate per te ndihmuar familjet e ushtareve. Ajo do te veproje prane te shoqit dhe ka deklaruar se eshte nje kritike e ashper e tij. Megjithate, ajo konsiderohet nje grua e mire dhe nje nene e mrekullueshme.