E Diel, 1 Nëntor 2026

Chavez i jep qeverisë udhëzime nga shtrati?!

Presidenti i venezuelas, Hugo Chavez, është duke i dhënë qeverisë udhëzime nga shtrati i tij i spitalit dhe kërkon dokumente për të marrë vendime politike dhe ekonomike që do të përshpejtonin revolucionin, deklaroi zëvendëspresidenti venezuelas, Nicolas Maduro.

Maduro shtoi se të shtunën mbrëma në një intervistë për televizionin shtetëror presidenti kërkoi dokumentet e duhura për udhëheqje të shtetit. “Ne e respektojmë kurimin e tij, nuk e pengojmë, por ai është i informuar dhe vepron si shef i shtetit, çfarë në fakt edhe është”, tha Maduro dhe shtoi se ka vendime vitale, të cilat Chavez i vlerëson dhe i sjell vetë.

Chavez, i cili iu nënshtrua edhe operimit të katërt të kancerit më 11 dhjetor në Havana pas 70 ditësh të kaluara në Kubë, u kthye në Caracas ku u vendos në një spital. Ai nuk u paraqit në opinion tash e tre muaj, derisa opozita venezuelase po e akuzon qeverinë se po gënjen për gjendjen e tij shëndetësore./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›