E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërhiqet Ahmet Isufi, nominohet Rexhep Kadriu

Ahmet Isufi, kryetar aktual i degës së AAK-së në Gjilan, nuk do më ta ushtrojë këtë detyrë politike në Gjilan. Isufi, për të parin e AAK-së në Gjilan ka propozuar Rexhep Kadriun, i cili edhe është nominuar me koncenzus për kryetar të degës së AAK-së.

Në mbledhjen e Kryesisë së Degës së AAK-së, të mbajtur të shtunën, është analizuar ecuria e përgatitjeve për zgjedhjet e brendshme të partisë të cilat do të përfundojnë në fundin e këtij muaji.

Sipas grupit punues për zgjedhjet e brendshme në AAK e Gjilanit kryesia ka shqyrtuar edhe kandidaturat për kryetarë të Degës, dhe me konsensus është vendosur që për kryetarë të degës së AAK-së në Gjilan të nominohet Rexhep Kadriu ish anëtarë i kryesisë dhe anëtarë i devotshëm i kësaj partie, transmeton rajonipress.

Kadriu pati mbështetjen e plotë të të gjithë anëtarëve të kryesisë dhe një mbështetje të fuqishme edhe nga kryetari aktual i degës dhe nënkryetari i AAK-së në nivelin qendror, Ahmet Isufi.

Isufi edhe më herët ka paralajmëruar se do të tërhiqet nga posti i kryetarit të degës me arsyetimin se ka përgjegjësi dhe aktivitete të shtuara dhe të angazhuara në Prishtinë.

Kandidati i dominuar për kryetar Rexhep Kadriu tha për rajonipress se do të punojë me përkushtim e përgjegjësi për ta ngritur dhe avancuar edhe më tepër degën e AAK-së në Gjilan./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›