Chavez rikthehet nga Kuba 100 i sheruar

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, deklaroi në rikthimin në vend pas vizitave mjekësore në Kubë se është shëruar përfundimisht nga një tumor që e goditi më parë gjatë vitit.
Njeriu që ka drejtuar Karakasin zyrtar në një politikë të qartë anti-amerikane, i është nënshtruar më parë katër cikleve të kimioterapisë, ndërsa një mjek deklaroi se pavarësisht pretendimeve, Chavez ka në rastin më të mirë edhe dy vjet jetë.
”Gjithçka shkoi në mënyrë perfekte dhe testimet mjekësore treguan se unë kam një shëndet të shkëlqyer”, deklaroi presidenti përpara gazetarëve. “Jam shëruar nga sëmundja. Një Chavez i ri është rikthyer dhe ai ka ndërmend të jetojë gjatë”.
Rikthimi i udhëheqësit 57-vjeçar nga Kuba u trajtua si një ngjarje madhore në vend, duke u transmetuar drejtëpërsëdrejti nga televizionet dhe radiot. Njeriu që qëndron në pushtet që prej vitit 1999 thotë se sëmundja e tij nuk do ta pengojë që të rikandidojë dhe të fitojë në zgjedhjet e vitit të arrdhshëm.
Politika e Chavez-it është bazuar gjerësisht në shtetëzimin e ekonomisë venezueliane, nëpërmjet eliminimit të konçensioneve të huaja dhe vendosjes së rregullave të forta për operimin në tregun e vendit amerikanojugor.
Ndonëse konsiderohet si një hero nga shumë njerëz të varfër në vend, me nivelin e jetesës së tyrë që është përmirësuar ndjeshëm gjatë drejtimit të Chavez, ekspertët e kritikojnë për dëshirën e vendosjes së një regjimi komunist të stilit kubanez.
Pavarësisht deklaratave të Chavez, mjekët e konsiderojnë një të sëmurë me tumor si tërësisht të shëruar, nëse sëmundja nuk është rikthyer dhe pacienti mund të jetojë dy vjet pa ilaçe, që pas ndërprerjes së kurimeve.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Durrës, rinisin kërkimet në det
Roja Bregdetare Shqiptare dhe anije turke marrin pjesë në operacione
Meta i telefonoi Lavitolas
Balla: Pollo, rryshfet 1.2 milion euro
Gjinushi: Duhet një kod zgjedhor pa hile
KFOR nis “çlirimin” e Mitrovicës