E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Europes Lacio ndalet me barazim


Lacio nuk ka shkuar dot më shumë se një barazim 1-1 me Zyriun. Skuli kalon lacialët në avantazh në minutën e 22 pas asistit të Hernanez, por vetëm një minut ka zgjatur ky avantazh pasi zviceranët barazuan me anë të Adrian Nikci.

Në pjesën e dytë nuk ndodh thuajse asgjë për të ndryshuar rezultatin. Ky barazim nuk e favorizon aspak skuadrën italiane e cila mbetet në vendin e parafundit në grup me 2 pikë pas tre ndeshjesh.

Ndërkohë Totenhemi ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Rubin Kazanit në Angli. Në minutën e 34-të Pavlicenko shënon golin e vetëm të këtij takimit, por i mjaftueshëm për të marrë tre pikë shumë të rëndësishme, për Totenhemin i cili mban kreun e grupit me shtatë pikë.

Udineze e mbyll në delir përballjen e tretë të fazës së grupeve të kupës Europa League pasi ka mundur 2-0 Atletikon e Madridit. Pas një pjese të parë në vështirësi, italianët arrijnë të gjejnë forcë në pjesën e dytë e të shënojnë dy gola. Në minutën e 88 friulanët e shohin veten në avantazh pas golit të Benatias, ndërsa në kohën shtesë Floro Flores shënon edhe golin e dytë.

Ndërkohë Shalke ka shkatërruar APOEL Lanarkën me rezultatin 5-0 duke mos e diskutuar fitoren, rezultat ky i ngjashëm me ciftin tjetër të të njëjtit grup ku Makabi Haifa mundi po me rezultatin 5-0 Steauan e Bukureshtit.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Berlusconi, i kënaqur me Milanin
Pas fitores së Milanit ndaj Bate Borisov në Ligën e Kampioneve, Silvio Berlusconi ka mbetur shumë i kënaqur nga ekipi i tij. Ikën edhe Kuzhe…
“Kisha kohë që e kisha përgatitur veten për këtë vendim.” Euro 2012, nuk lejohet duhani
UEFA do të ndalojë pirjen e duhanit në stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet e Euro 2012. Një vendim i paprecedent ky me objektivin për të ndërgjegjësuar tifozët për lidhjen që ekziston mes sportit dhe shëndetit. Ranieri: Inter, vazhdo kështu
Claudio Ranieri, trajneri i Interit, ka festuar ditëlindjen e tij të 60 ditën e sotme në një ambjent të gëzueshëm mes futbollistëve edhe për shkak të fitores që klubi italian arriti ndaj Lilës në Ligën e Kampioneve. Liga e Kampioneve, "të mëdhatë" nuk zhgënjejnë
Fitojnë të gjitha të mëdhatë edhe në ditën e dytë të ndeshjeve të grupeve të Ligës së Kampioneve. Milani ka mundur Bate Borisovin në San Siro me rezultatin 2-0.

Lajmet kryesore

Durrës, rinisin kërkimet në det
Roja Bregdetare Shqiptare dhe anije turke marrin pjesë në operacione

Meta i telefonoi Lavitolas
Balla: Pollo, rryshfet 1.2 milion euro
Gjinushi: Duhet një kod zgjedhor pa hile
KFOR nis “çlirimin” e Mitrovicës

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›