Chelsea bllokon transferimin e Jackson te Bayerni i Mynihut

Chelsea ka bllokuar transferimin e sulmuesit Nicolas Jackson te Bayerni i Mynihut pas dëmtimit të Liam Delap.
Sulmuesi senegalez kishte mbërritur në Bavari për vizitat mjekësore, por “blutë” i kanë kërkuar atij të kthehet në Londër sepse pushimi i lojtarit të ri ka të ngjarë të jetë mjaft i gjatë.
Agjentët e lojtarit duket se janë të vendosur ta kundërshtojë kërkesën e klubit anglez dhe po kërkojnë një zgjidhje.
Bayerni dhe Chelsea kishin arritur marrëveshjen për huazimin e sulmuesit, por tashmë duket se Jackson do të qëndrojë në Londër.