E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Abissnet Superiore” në RTSH: Kalendari dhe kanalet ku transmetohen ndeshjet e javës së dytë

Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë këtë fundjavë me ndeshjet e javës së dytë. Takimi i parë i ditës së shtunë është Flamurtari – Bylis, që do të luhet në orën 17:00, në stadiumin “Adush Muça”. Të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren e parë të sezonit.

Në mbrëmje, në orën 20:00, do të zhvillohen dy ndeshje të tjera. Në “Arenën e Demave”, Partizani do të presë Teutën, ndërsa Egnatia do të përballet me AF Elbasanin në “Arena Egnatia”.

Të dielën do të luhen dy ndeshjet e fundit të javës së dytë. Vora – Tirana do të zhvillohet në stadiumin e Laçit, në orën 17:00. Java do të mbyllet me supersfidën Dinamo City – Vllaznia, që do të luhet në orën 20:00, në “Elbasan Arena”.

Të gjitha ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›