E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea eliminohet nga Carling Cup

Newcastle ka eliminuar Chelsean nga Carling Cup pasi e mposhti me rezultat 4-3 ne Stamford Bridge duke ua shkaktuar njekohesisht londinezeve humbjen e pare kete sezon.

Chelsea ne kete ndeshje u paraqit me formacionin e trete pasi qe Ancelotti vendosi te inkuadronte disa prej futbollisteve te rinj.

Patrick Van Aanholt kaloi Blute ne epersi pas vetem gjashte minutash loje. Rezultatin e barazoi Nile Ranger qe shfrytezoi nje harkim jo mire te perceptuar nga Shola Ameobi per te barazuar shifrat.

Newcastle kaloi ne epersi permes Ryan Taylor 32 me nje gol fantastik nga gjuajtja e lire ndersa per rezultatin 3-1 shenoi Shola Ameobi qe shfrytezoi nje gabim te Ferreiras dhe qe e la ate te vetmuar para portierit Turnbull 49.

Nicolas Anelka zvogeloi epersine 70 dhe madje edhe e barazoi rezultatin 86 kur realizoi nga penaltia. Mirepo kur te gjithe menduan se ndeshja do te shkonte ne vazhdime keshtu nuk mendoi Shola Ameobi qe me koke shenoi golin e dyte te tij ne kete takim per rezultatin perfundimtar 4-3 dhe eliminimin e Chelseat.

Nga ana tjeter me mire nuk kaloi as Manchester City qe u mposht nga WBA ne udhetim me rezultat 2-1.

Eliminimi nga League Cup do te thote se Chelsea dhe Manchester City jane pershendetur tashme nga njera prej kater garave te cilat mund ti fitojne gjate ketij sezoni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›