E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea feste ne rruget e Londres

Londra është në festë për ekipin e Chelsea-s, që bëhet kështu klubi i parë i kryeytetit britanik i cili arrin të fitojë trofeun e Champions League.

Dhjetëra mijëra tifozë janë parë në rrugët e qytetit nën ngjyrat e flamujve të bardhë dhe blu, në paradën e zakonshme që bëjnë fituesit mbi një autobus me ngjyrat e ekipit, ku ndodhej edhe një mbishkrim “Kampionë të Europës”.

Në turin mbi autobus në rrugët e Londrës, lojtarët kanë kaluar dorë më dorë Kupën për t’ua treguar tifozëve.

Në bordin e automjetit, të mbushur me lojtarë, stafin teknik dhe drejtuesit, ndodhej gjithashtu “padroni” i bluve të Londrës, Roman Abramovich.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›