Chelsea fiton derbin, 66 minuta në fushë për Brojën

Chelsea merr fitoren e tretë radhazi në kampionat, pasi mposht në “Stamford Bridge” Fulhamin me rezultatin 1-0. Një gol i shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutat e fundit të pjesës së parë nga Palmer ka vulosur derbin e Londrës.
Sulmuesi kuqezi Armando Broja ka nisur ndeshjen si titullar dhe ka qëndruar në fushë deri në minutën e 66-të. Ndonëse është përpjekur, sulmuesi shqiptar nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës, ashtu siç bëri në ndeshjen e fazës së parë kundër Fulhamit.
Pas këtij suksesi Chelsea ngjitet në kuotën e 31 pikëve, merr vendin e tetë në renditje dhe i afrohet zonës që të çon në Kupat e Europës.