Chelsea fiton edhe FA Cup

Didier Drogba shënoi golin e tij të 37-të të sezonit të shtunën dhe i siguroi Chelseas fitoren 1-0 ndaj Portsmouthit në finale të FA Cup.
Kampioni i ri i Premierligës kompletoi triumfin e parë të dyfishtë në histori të klubit.
Chelsea qëlloi kornizën e portës pesë herë para se Drogba të realizojë nga goditja e lirë në minutën e 59-të.
Portsmouth kishte rastin të kalojë në epërsi kur Kevin-Prince Boateng e huqi penalltinë që u prit me këmbë nga Petr Cech. Frank Lampard po ashtu humbi një penallti në minutat e fundit të ndeshjes, duke e dërguar topin jashtë portës.
“Kjo është e shkëlqyeshme – kemi arritur triumfin e dyfishtë. Ishte vështirë të mbesim të përqendruar në FA Cup pas fitimit të titullit javën e kaluar. Kam parë një hapësirë të vogël në murin e gjallë të Portsmouthit dhe, edhe pse qëllova përsëri shtyllën, topi përfundoi brenda”, tha Drogba.