E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglia ishte e frikësuar

Fabio Capello ka thënë se Anglia ishte “fuqi e shpenzuar”, kur ai mori drejtimin e Kombëtares, por tani pret të merr me vete grupin e njëjtë të futbollistëve në Kampionatin botëror.

Capello beson se detyra më e rëndësishme që ka pasur prej emërimit në postin e selektorit të Anglisë, pas mos-kualifikimit për në Euro 2008, ishte rikthimi i vetëbesimit të futbollistëve.

“Kur kam ardhur dhe kam parë futbollistët, më dukeshin si fuqi e shpenzuar. Ata ishin të frikësuar, pa asnjë ndjenjë se kujt i takonin”, tha Capello për mediat angleze.

“Ishte vërtet e befasishme. Por, kam ndërtuar psikologjinë e Anglisë”, shtoi ai. Për të përmirësuar gjendjen e ekipit, Capello ka thënë se nuk i është nevojitur shumë kohë.

“Nuk më është dashur shumë vetëm ua kam treguar rregullat. Kam rikthyer krenarinë për fanellën. Kam imponuar seriozitet dhe tani kemi një grup konkret”, u shpreh ai.

Capello është aq optimist për ekipin e tij sa që ka vënë objektiva të larta në Afrikën e Jugut. “Për mua, nëse nuk arrijmë në finale të Kampionatit botëror, do të ishte dështim”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›