Chelsea, fitore e vuajtur ndaj Crystal Palace

Kthim te suksesi për Chelsean, i cili mundi 2-1 Crystal Palace në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Premier League. Mudryk hapi sfidën në minutën e 13-të me një asistim të Gusto, më pas Olise u përgjigj në kohën shtesë në pjesën e parë. Episodi që vendos ndeshjen erdhi në minutën e 89-të, kur Eze me naivitet rrëzon Madueke në zonë dhe vetë ish-lojtari i PSV-së konvertoi penalltinë që u dha fitoren bluve.
Në këtë sfidë, sulmuesi kuqezi Armando Broja e nisi nga stoli për tu aktivizuar më pas në pjesën e dytë, në minutën e 71-të në vend të Mudryk, autorit të golit të parë. Kjo fitore e ngjit skuadrën e Pochettino në kuotën e 25 pikëve në renditje, ndërsa Crystal Palace mbetet me 18 pikë.
Wolverhampton gjithashtu buzëqesh, duke fituar 4-1 në shtëpinë e Brentford dhe duke mbajtur ritmin me Blutë.