E Martë, 3 Nëntor 2026

Manchester City tregon forcën në “Goodison Park”

Kampioni i botës për klube, Manchester City, shënoi rikthimin në Premier League me një fitore 3-1 ndaj Evertonit në Goodison Park. Skuadra e Pep Guardiolës fillimisht ra pas golit të hapjes së Jack Harrison në minutën e 29-të, por Phil Foden ngriti miqtë në nivel tetë minuta pas rifillimit, Julian Alvarez u dha epërsinë nga pika e bardhë dhe Bernardo Silva mbylli llogaritë.

Bernardo Silva, Julian Alvarez dhe Phil Foden ishin të gjithë në shënjestër, ndërsa kampionët e sapo kurorëzuar të Kupës së Botës për Klube, Manchester City, u rikthyen në Premier League me një fitore të vështirë 3-1 në fushën e Everton.

Qytetarët synonin të shkurtonin hendekun me kryesuesit e Liverpool-it pas bëmave të tyre në Arabinë Saudite dhe bënë një fillim dominues me Jordan Pickford që dhuroi pritje të shkëlqyera duke neutralizuar Matheus Nunes, Alvarez dhe Jack Grealish.

Everton u fut ngadalë në lojë dhe i befasoi miqtë në minutën e 29-të kur ish-anësori i City-t, Jack Harrison arriti të gjejë rrugën e rrjetës. Skuadra e Guardiolës vazhdoi të sulmojë pas intervalit dhe Foden arriti të vendosë barazpeshën në minutën e 53-të. Pasi kaloi një orë lojë mbërriti dhe avantazhi, me Alvarez që u tregua i saktë nga pika e bardhë. Për të mbyllur llogaritë mendoi Bernardo Silva I cili në minutën e 86-të firmosi për 3-1.

Rezultati e sheh skuadrën e Guardiolës të ngjitet në vendin e katërt në tabelë, pesë pikë larg kreut me një ndeshje më pak. Everton qëndron në vendin e 17-të dhe është një pikë më shumë se Luton, ndërsa ka luajtur një ndeshje më shumë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›