E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Chelsea, gëzimi i Jorginhos: E prisja Koulibaly!

Pasi kanë ndarë fushën me fanellën e Napolit, tashmë Jorginho dhe Kalidou Koulibaly do të mund ta bëjnë këtë në Premier League me atë të Chelseat. Mesfushori i Bluve foli për Sky Sport për ribashkimin me mbrojtësin e Senegalit, duke zbuluar edhe një sfond: “Mendoj se kjo ishte një blerje shumë e rëndësishme për klubin. Ai nuk është thjesht një lojtar i fortë, të gjithë e dimë këtë: ai do të na ndihmojë. Jo vetëm në fushë por edhe në dhomat e zhveshjes. Ai do të na japë një dorë të madhe për personin që është, është një djalë i jashtëzakonshëm”.

“Gjatë negociatave, kur nuk dihej nëse do të vinte apo jo në Londër, i shkrova nja dy herë dhe më pas e thirra për ta bindur. I thashë se doja të luaja sërish me të dhe bëmë pak shaka. Shpresoja shumë që negociatat të realizoheshin: Jam shumë i lumtur që gjithçka shkoi mirë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›