E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea kampion i Liges se Europes

Chelsea, i Rafael Benitez, shpallet kampion në Europa League.

Skuadra londineze mundi 2-1 Benfica-n, në finalen e zhvilluar në “Amsterdam Arena” të Holandës. Pas Ligës së Kampionëve, të fituar sezonin e kaluar, Chelsea merr dhe trofeun e Europa League, duke u bërë skuadra e katërt, që fiton tre kupat e kompeticioneve të organizuara nga UEFA. Skuadra portugeze dominoi pjesën më të madhe të lojës, madje rrezikoi disa herë, por sulmuesit e saj shpërdoruan rastet e krijuara. Fernando Torres kaloi Chelsea-n në avantazh, në pjesën e dytë, ndërkohë që Cardoso barazoi me 11-metërsh. Atëherë kur të gjithë menduan se kjo ndeshje do të shkonte drejt shtesave, serbi Ivanovic shokon skuadrën portugeze dhe vulos fitoren e Chelsea-t. Kjo është humbja e dytë “in-extremis” për Benfica-n, pas humbjes së titullit kampion në Portugali, në fundjavë, kundër Porto-s.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›