Chelsea kontakton me Realin për Higuain

Chelsea është në kontakte me Real Madridin për shërbimet e sulmuesit, Gonzalo Higuain, për një transferim të mundshëm të argjentinasit në Stamford Bridge gjatë verës.
Besohet se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i gatshëm ta shesë El Pipitan për 15 milionë euro këtë verë dhe Chelsea shihet si një prej më të interesuarve për shërbimet e një prej golashënuesve më të mirë të Los Blancos.
Sport shkruan se Chelsea tashmë ka bërë kontaktet e para me Real Madridin për Higuain, pavarësisht largimit të Carlo Ancelottit dhe ngërçit në klub.