Robinho: Neymar mund të transferohet tek Barca

Ylli i Milanit, Robinho, ka deklaruar se sulmuesi brazilian, Neymar, mund të përfundojë si lojtar i Barcelonës kur të vendosë të largohet nga Santosi.
Robinho, edhe ky një ish-lojtar i Santosit, është pyetur për të ardhmen e sulmuesit brazilian si dhe të bashkëlojtarit të tij Ganso, dhe ka theksuar se i sheh ata në Evropë në të ardhmen.
“Mendojeni Neymar duke luajtur për Barcelonën, me Lionel Messin dhe David Villan. Oh Zot!. Që ata të përmirësohen, duhet të bëjnë zgjedhjen e duhur, pasi ata ndoshta duhet ta ndryshojnë mënyrën e lojës”, potencoi Robinho.