E Hënë, 2 Nëntor 2026

Chelsea mund Liverpool-in, Manchester United bie në fushën e Brentford

Në ndeshjen e javës së 35-të të Premier League, Chelsea mundi 3-1 Liverpoolin, tashmë kampion i Anglisë, dhe bëri një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në Champions League të sezonit të ardhshëm. Fernandez (3′), Quansah (56′) dhe Palmer (96′) ishin golat që vendosën fatin e ndeshjes.

Manchester United, me mendjen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Europa League kundër Athletic Bilbao, humbi 4-3 në fushën e Brentford. Për Djajtë e Kuq kjo është humbja e 16 në 35 ndeshje të ligës. Brentford është i nënti me 52 pikë. Brighton ka barazuar 1-1 me Newcastle, i njëjti rezultat dhe në ndeshjen mes West Ham dhe Tottenham.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›