E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pronari i Junajtid nxjerr në shitje Nisën për 213 mln £

Sër Xhim Ratklif ka bërë me dije se është i gatshëm për të shitur klubin francez të Nisës. Ai mori ekipin në fjalë në 2019-ën nëpërmjet kompanisë së tij “Ineos”.

Ky operacion miliarderi britanik i kushtoi gati 85 milionë stërlina, por kurrë nuk fitoi zemrën e tifozëve, të cilët kishin pritshmëri të larta duke parë potencialin e madh ekonomik të Sër Xhim Ratklif.

Ky i fundit tani kërkon që të përqëndrohet në atë çfarë ndodh në “Old Trafford” dhe e shikon Nisën si një shpërqëndrim dhe për këtë arsye ka vendosur që ta shesë për rreth 213 milionë stërlina.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›