E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea në Itali për këtë talent

Skautët e Chelseat thuhet se janë në Itali duke e përcjellur një talent të madh të futbollit. Greku me pasaportë australiane, Paul Katsesis po mahnit të gjithë me aftësit e tij.

Talenti 16 vjeçar i Catanias po shkëlqen me të rinjët e kësaj skuadre duke rënë në sy të shumë agjentëve të skuadrave të ndryshme.

Katsesis luan si dirigjent i lojës në mesfushë ndërsa shquhet për teknikën e lartë që posedon. Chelsea thuhet se mund ta bindë lojtarin pasi që ka një ofertë të mirë për të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›